INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me lot në sy, Nora Istrefi flet për herë të parë për përballjen e saj pas humbjes së babait [FOTO]

Me lot në sy, Nora Istrefi flet për herë të parë për përballjen e saj pas humbjes së babait [FOTO]

Publikuar më: 11:23 29-06-2019

Nora Istrefi është një ndër këngëtaret më të mira shqiptare dhe shumë e dashur për publikun i cili gjithmonë ka interes për jetën private e profesionale të saj.

Këngëtarja njihet edhe për stilin e spikatur të veshjes dhe imazhin e kuruar.

Ajo është shumë aktive në rrjetet e saj sociale e cila ndan me të gjithë ndjekësit e saj foto dhe video të ndryshme nga jeta e saj profesionale po ashtu dhe private.

Së fundmi, ajo ka folur në një intervistë për përballjen që ka hasur pas humbjes së saj më të madhe i cili është kur babai i saj ndërroi jetë, e cila u emocionua shumë dhe u përlot gjatë emisionit.

"Isha 18 vjeç kur babi u nda nga jeta ime dhe e gjithë familjes. Kam kujtime të mira pafund. Ka qenë një njeri i qetë, unë i kam ngjarë shumë. Ka qenë babi më i mirë, jo sepse ka qenë babi im, por më ka përkrahur shumë. Gjatë fillimit të karrierës gjithmonë shkoja në koncerte me të. Kurrë s'më ka bërtitur, e kam pasur si shok dhe ka qenë humbja më e madhe për mua dhe familjen. Nuk kam pasur dëshirë të flas për këtë temë sepse mërzitem shumë. E kujtoj me shumë nostalgji si babi më i mirë që ka ekzistuar dhe ka qenë humbja më e madhe që kam përjetuar deri tani"- u shpreh Nora me sytë e përlotur dhe zërin që i dridhej nga emocionet.

-640-0-5d17382681ca6.jpg

-640-0-5d1737f2d7ed2.jpg

-640-0-5d1737f3f27ce.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0032057762145996