INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me maska dhe armë grabitësit bëjnë namin në Novoselë. Banorët, masa për të ruajtur viçat e lopët

Me maska dhe armë grabitësit bëjnë namin në Novoselë. Banorët, masa për të ruajtur viçat e lopët

Publikuar më: 08:38 08-05-2019

Nga muaji janar i këtij viti njësia administrative e Novoselës është terrorizuar nga një grup kriminal me maska dhe i armatosur që ka kryer 100 vjedhje të kafshëve, nga të cilat 40 janë regjistruar vetëm në prill. Bishani është fshati më i prekur me 40 vjedhje, 6 në Aliban, ndërsa të tjerat në Poro, Dëllenjë dhe Mifol. 

Sipas tyre janë dy grupe që kryejnë grabitje natën por këto të fundit po kryhen nga një grup i strukturuar që lëvizin me armë, raporton “Report Tv”.
Banorët thonë se ata I kanë identifikuar personat që u vjedhin viçat, lopët e kafshët e tjera. Për të shmangur vijimin e vjedhjeve, ata kanë vendosur që çdo natë nga një grup prej 3 vetash të bëjë roje.
Sipas tij, kanë 3 dite pa gjumë por nuk dinë dhe sa do të rezistojnë. 'Kemi arritur deri në identifikimin e personave por shteti të bëjë punën vetë, mos të zgjasë hetimet pasi jeta jon është e pasigurt", ka thënë një banorë të cilit i ishte vjedhur një lopë.
Banorët kërkojnë ndihmën e policisë dhe ndërhyrjen e shtetit për të vënë para përgjegjësisë grabitësit.

Article Logic
Execution time: 0.0037357807159424