Anxhela Peristeri publikoi këngën e saj të re përpara katër ditëve e titulluar “Shpirt I Bukur”.
Kënga ishte vërtet ritimike, në të cilën nuk mund të rrije pa kërcyer dhe e punuar gjithashtu edhe nga artisti i njohur Stine.
Mirëpo ajo që ra në sy ishte edhe videoklipi i veçantë me Anxhelën që në një moment shihet duke filmuar një skenë në një rrugë makinash me fustanin e saj të bardhë, ku në sy bienin edhe mbathjet.
Në ditën e sotme në “Instagram”, këngëtarja shpërndau një video ku tregoi prapaskenat e kllipit dhe vështirësitë që ka kaluar për të kapur këto momente.
“Per te gjithe ata qe jane cuditur kaq shume qe ne video kam dale me bmathje ja dhe nje (back stage) tjeter! Ju dua shume.”