Është një nga moderatoret sportive më seksi dhe duket se ka një gjykim tejet cilësor përtej faktit se është një bukuroshe.
Këtë mund ta themi pasi Eva Murati ditën e djeshme u shpreh në lidhje me debatin për çështjet etike mes gazetarit Mustafa Nano dhe Ilda Bejlerit duke theksuar se nuk i pëlqeu qëndrimi që mbajti Ilda pasi në ekran ka më shumë rëndësi ajo që thua sesa si je veshur.
Moderatorja seksi nuk e ka lënë me kaq por i ka thënë edhe dy fjalë për Luana Vjollcën.
Po ti referohemi pak të shkuarës në moshën 9 vjeçare Eva ka qenë këngëtare soliste në shkollë dhe për këtë fakt ajo u pyet nga mikrofoni i emisionit"Thumb" nëse do ndiqte hapat e Luanës si këngëtare, edhe si moderatore.
“Vetëm nëse kam një projekt serioz do i futem këngës. Sepse në treg ka boll këngëtare. Nuk është Luana te shembulli që dua të ndjek në jetë!”, u shpreh Eva Murati.