INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më mirë një qen të vërtetë apo robot? Ja ku ka arritur teknologjia

Më mirë një qen të vërtetë apo robot? Ja ku ka arritur teknologjia

Publikuar më: 10:59 01-05-2018

Qentë mund të jenë miqtë tanë më të mirë, por ata i kemi dhe kolegë që na mbrojnë nga shumë rreziqe si ruajtja e shtëpisë, kapjen e kriminelëve dhe nuhatjen e bombave.

Bazuar në këto aftësi të pazëvendësueshme hulumtuesit kanë kërkuar ndihmën e qenit të quajtur Kelp, që ti nënshtrohet disa eksperimenteve robotike.

E thënë ndryshe studiuesit e universitetit të Uashingtonit me në krye Kiana Ehsani kanë instaluar në trupin e qenit disa çipa për të monitoruar dhe kuptuar më shumë sjelljen dhe mënyrën e të menduarit të një qeni, shkruan intv.al

Studiuesit i instaluan pajisjet inteligjente tek këmbët, bishti si dhe nje aparati fotografik në kokë, që në këtë mënyrë monitorojnë të gjitha lëvizjet e tij te shoqëruara dhe me pamje.

Pas disa javëve hulumtuesit grumbulluan më shumë se 24,000 video të cilat po i ndihmojnë për të kuptuar më shumë sjelljen e Klap dhe qenve në përgjithësi.

Ajo çka i habiti studiuesit ishte se pas vëzhgimit ishin në gjendje ta parashikonin se cila do ishte lëvizja e ardhshme e Klap.

Pavarësisht se studimi është në fazat e para, Ehsani shprehet optimiste pasi janë në rrugën e drejtë që së shpejti do të sjellin në jetë një robot që do mendoje si qeni.

Qenët robotik pritet ti vijnë në ndihmë njerëzve në raste emergjente, të moshuarve dhe personave me aftësi ndryshe./intv.al/

 

Article Logic
Execution time: 0.0035538673400879