Mevlani ishte i ftuar mesditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”, ku foli hapur për marrëdhënien e tij me Ledjanën dhe jo vetëm. Ish-konkurrenti pranoi publikisht se nuk flet më me Ledjanën dhe se vazhdojnë të mos ndiqen në Instagram.
“Kemi pasur gjithmonë debate të vogla, me punën e kokëfortësisë. Erdhi momenti që nuk po flisnim, nuk po takoheshim më. Vendosa ta them dhe për publikun. E kam pëlqyer atë njeri, nuk e mohoj, por kemi disa javë që nuk flasim fare, nuk ndiqemi as në Instagram”, u shpreh Mevlani teksa theksoi se mundësisë për ribashkim “nuk mund t’i japë përgjigje”.
E ndërkohë që Mevlani foli për ndarjen nga Ledjana, kjo e fundit dha një njoftim të rëndësishëm për fansat e saj.
Ajo ka publikuar një foto në instastory me simbolin e muzikës dhe ka shkruar “së shpejti, versioni origjinal”, ndërsa në sfond është kënga që Mevlani i ka dedikuar.
Mos do ketë ndonjë dedikim apo përgjigjë ndaj akuzave?! Mbetet për t’u parë!