INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Më mungon zemra ime''/ Arsimi nuk e fsheh lidhjen me Anën, por mos vallë kjo është e vërteta e romancës së tyre?!

''Më mungon zemra ime''/ Arsimi nuk e fsheh lidhjen me Anën, por mos vallë kjo është e vërteta e romancës së tyre?!

Publikuar më: 11:37 02-04-2021

Ana Lleshi, një prej vajzave që u bë e njohur falë “Përputhen” po flitet se është në një lidhje me Arsimin një prej djemve që ishte pjesë e emisionit për një kohë të shkurtër, por që u largua i  papërputhur vetëm pak kohë pasi ishte bërë pjesë e emisionit.

Vetë Ana në një intervistë la të kuptohej se ndoshta kishte diçka me Arsimin, por pa dhënë detaje, ndërsa Arsimi ka deklaruar se aktualisht që është në Zvicër nga Tirana i mungon zemra e tij dhe disa prej personazheve të “Përputhen”.

640-0-6066d11c26cc5.jpeg

 

Ai nuk e ka specifikuar kush është zemra e tij, por kur dikush e pyet ai përgjigjet: “Do ta zbuloni kur të vijë koha dhe pyetjet me Ana, mund të sqarohen”, thotë ai duke lënë në njëfarë mënyre të nënkuptohet se ndoshta partnerja e tij është Ana.

640-0-6066d11c4a648-1-503x1024.jpeg

 

Mirëpo dyshimet tona janë për diçka tjetër. Para pak ditësh, Ana ka treguar se do të vijë shumë shpejt me një projekt muzikor dhe të njejtën gjë do të bëjë edhe Arsimi.

Ai njoftoi fansat e tij që do të realizojë për herë të parë këngë dhe mos ndoshta Ana e Arsimi do bashkëpunojnë bashkë, e kjo është arsyeja e takimeve të tyre? Mbetet për t’u parë në ditët në vijim.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039739608764648