INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Më ndihmove të jem ajo që jam sot', Sara i dedikon fjalët më të bukura Ledionit për ditëlindje

'Më ndihmove të jem ajo që jam sot', Sara i dedikon fjalët më të bukura Ledionit për ditëlindje

Publikuar më: 19:29 13-06-2022

Ledion Liço feston sot ditëlindjen dhe sigurisht nuk ka munguar një urim nga Sara, e cila ka zgjedhur të postojë një video nga një udhëtim i tyre, shoqëruar me një muzikë romantike dhe një dedikim emocionues.

Sara shprehet se ajo dhe Ledioni janë rritur duke e dashur njëri-tjetrin dhe duke qenë mbështetja më e madhe e njëri-tjetrit.

“Gëzuar ditëlindjen Ledion Liço. 9 vite më parë të takova dhe lidhja jonë është gjëja që më bën më krenare në jetë. Jemi rritur duke dashur njëri-tjetrin thellësisht dhe duke qenë mbështetja më e madhe e njëri-tjetrit. Jam përgjithmonë mirënjohëse që ti më ndihmove të jem ajo që jam sot dhe më dhe familjen më të bukur që e dashuroj”, shkruan Sara.

 

Kujtojmë që çifti janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037369728088379