Ishte cilësuar si më normalja në shtëpinë e çudirave dhe e vetmja që bënte diçka për të fituar jetesën.
E gjendur mes të pasmeve të mëdha Kardashian dhe motrave të saj që u kthyen në fenomene vetëm në rrjetet sociale, good girl Kendall praktikisht bënte diçka përveç se të nxirrte hiret në pah. Një modele me famë botërore dhe e “paprekur” nga bisturia e kirurgëve plastikë, as Kendall nuk ka shpëtuar nga lajmet rozë. Këtë herë ajo ka ndryshuar tërësisht look-un duke ngjasuar në një nga të paktat herë me motrat e saj. Kendall ka lyer flokët duke u bërë kështu bjondja e radhës e klanit Kardashian. Pas Kim, Khloe, Kylie dhe tashmë edhe Kendall, vetëm Kourtney ka mbetur pa u prekur nga sindroma e flokëve të verdha, megjithëse duhet thënën se asnjëra prej tyre nuk ngjan keq me ato.