Na ka treguar me postimet e saj në Insta se shtatzënia po i kalon shume mire. E rrethuar nga dhuratat e shumta dhe të shtrenjta që i bën partneri i saj milioneri maqedonas Serjozha Markov.
Ndërsa së fundi ka bërë postimin më të ëmbël që mund të kishim parë deri më tani.
Adelina Tahiri në një foto të publikuar në Insta ka treguar momente se si partneri i saj i ledhaton barkun e saj të rrumbullakosur.
Në përshkrimin e fotos këngëtarja shkruan: “Loading...65%”, duke na lënë kështu të kuptojmë që bazuar në një llogari të thjeshte, këngëtarja është në muajin e gjashtë të shtatzënisë.
Më në fund u zbulua! Le të shpresojmë që Adelina ta kalojë sa më mirë periudhën e pritjes së ëmbël./intv.al/