Adrola Dushi është një prej modeleve shqiptare më të suksesshme, e cila prej vitesh po e zhvillon karrierën e saj SHBA. Në vitin 2012 ajo mori kurorën e më të bukurës duke u zgjedhur Miss Universe dhe që prej asaj kohe karriera e saj ka njohur vetëm suksese.
Ajo është shumë aktive në rrjetet e saj sociale ku ndan me të gjithë ndjekësit e saj foto dhe video të ndryshme si nga jeta e saj profesionale po ashtu dhe nga ajo private.
Pas ndarjes nga bashkëshorti, u fol se ajo është në lidhje me një model të quajtur Pavllo.
Së fundmi, ditën e djeshme modelja ka publikuar një foto me Pavllon duke e shgoqëruar me një shkrim:
“Pavllo im”- ka shkruar Adrola me dashuri.
Pas këtij postimi nuk kanë reshtur komentet e fansave të cilët kanë shkruajtur komente mjaft pozitive:
"Sa bukur çifti", "Urime", "Super çift". - janë disa prej komenteve të fansave.