INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më në fund bashkë! Dikur kilometra larg njëri-tjetrit, por dashuria i bashkoi sërish, shikoni për kë bëhet fjalë [FOTO]

Më në fund bashkë! Dikur kilometra larg njëri-tjetrit, por dashuria i bashkoi sërish, shikoni për kë bëhet fjalë [FOTO]

Publikuar më: 15:18 22-11-2017

Të gjithë e keni dëgjuar, nëqoftëse nuk e keni provuar, se dashuria është  e “verbër”! Kilometrat, vitet apo pamundësia, për ata që me të vërtetë e duan njëri-tjetrin, nuk përbën aspak problem. Nëqoftëse dashuria ekziston në mesin tuaj me siguri do e gjeni rrugën për të qenë së bashku sido qofshin rrethanat.

Këtë gjë na e ka provuar Meghan Markele, ajo ka lënë Toronton për të dashurin e saj Prince Harryn. Ajo ishte parë në Londër pak ditë më parë pasi ishte shkëputur nga seriali i saj, Suits. Të gjithë kishin menduar se ajo thjesht kishte ikur për ta vizituar Harryn, por mesa duket ka ndodhur e kundërta. Ajo është shkëputur përfundimisht nga Toronto për në Londër.

Sipas një burimi nga Us Weekly, Meghan ka ikur përfundimisht nga apartamenti i saj në Toronto, dhe mobiliet e saj po depozitohen ndërsa sendet e saj personale do të dërgohen në Britani.

"Me përfundimin e Suits, ka marrë fund dhe jeta e Markle në Toronto", ka thënë burimi, duke zbuluar që kjo është mbyllja e një epoke të çmuar për aktoren, por ajo është shumë e emocionuar për nisjen e një të reje me Harry-n!

Zërat e zhvendosjes së Markle kanë nisur që në mars. Kur u hap fjala që Pallati i Kensington-it, ku jetojnë Harry, Princ William dhe Kate Middleton, po iu nënshtrohej rinovimeve, disa spekuluan që princi po e përshtaste banesën që aktorja të mund të vinte të jetonte aty.

"Ai vjen shpesh për të pyetur kur do jetë gati. Duket sikur e ka me nxitim për të jetuar me Meghan", ka thënë një burim në Daily Mail në atë kohë.

Në shtator, Markle iu hodhi benzinë zërave kur dha me qira makinën e saj, e cila nuk do i duhej nëse do shkonte jashtë.

Specialistja e familjes mbretërore, Katie Nicholl parashikoi muajin e kaluar që Markle do të zhvendosej në Londër në nëntor.  "Më kanë thënë që do zhvendoset, në fakt ajo ka që tani një dollap me rroba në shtëpinë e Harry-t në Kensington Palace dhe shumë shpejt do e kalojë gjithë kohën këtu", tha ajo në atë kohë për Entertainment Tonight.

Dhe do bëhet shoqe me Kate.

3fd801ca8011dec29c1c7919ebdb29d5.jpga82b5c17a101cf15e84d402ad12122f7.jpg

34f0ea5659ba628930ed76b92ec912eb.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038108825683594