INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më në fund Bella Hadid jep lajmin e mirë! [FOTO]

Më në fund Bella Hadid jep lajmin e mirë! [FOTO]

Publikuar më: 21:22 14-12-2016

Mesa duket ndarja me The Weeknd ka ndikuar për mirë!

2016 ishte viti në të cilin Bella Hadid vulosi emrin e saj në industrinë e modës, që nga pushtimi i kopertinave të revistave më prestigjioze, fakti që u bë imazh i “Dior” dhe triumfi si “Modelja e vitit”. Tani ajo është duke e mbyllur vitin me një “boom” pasi ka lajmëruar bashkëpunimin e saj të parë si stiliste. Ajo ka përdorur Instagram për të  njoftuar 8.6 milion ndjekësit e saj se ajo është duke punuar me “Chrome Hearts”. E entuziazmuar për atë që pritet të na sjellë, Bella ka shkruar se koleksioni i ri i firmës së njohur do të dizenjohet nga vetë ajo dhe na le të kuptojmë se do të jetë me të vërtetë diçka e bukur. Fundja, nuk kemi pikën më të vogël të dyshimit për këtë.

Më parë, motra e saj Gigi, zbuloi një bashkëpunim me Stuart Wetizman për një linjë këpucësh. Pra, mund të themi se është thjesht çështje kohë derisa të vishemi kokë e këmbë nga motrat Hadid.

Article Logic
Execution time: 0.0039079189300537