INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më në fund e KONFIRMUAN, Mozzik pjesë e dokumentarit të Loredanës: 'Po më bën për të qarë!'

Më në fund e KONFIRMUAN, Mozzik pjesë e dokumentarit të Loredanës: 'Po më bën për të qarë!'

Publikuar më: 19:40 21-11-2020

Që Loredana po vinte me një dokumentar kjo dihej prej disa javësh. Mirëpo ishte dilemë nëse do ishte Mozzik pjesë e tij apo jo.

Kjo ka marrë përgjigje ditën e sotme, kur reperja ka shpërndarë me fansat e saj trailerin e dokumentarit, pjesë e të cilit është edhe Mozzik dhe rrjeti po zien.

Pas fotografive të kapura mat nga paparacët në Kosovë, detajeve që i lidhnin me njëri-tjetrin dhe fotos së Mozzik të shpërndarë nga Loredana në profilin e saj pak javë më parë, kjo është hera e parë që ata konfirmojnë zërat se kanë bërë armëpushim dhe e kanë hedhur të shkuarën pas.

Në videon e shpërndarë prej saj në rrjetet sociale shihen disa nga momentet kulminante të dokumentarit dhe ndër të tjera edhe Mozzik, ku shprehet:

"Po më bën për të qarë!"

 

Dokumentar është i ndarë në 4 pjesë dhe pjesa e parë publikohet më 25 nëntor.

Artistja ka treguar se ka punuar 1 vit për këtë dokumentar në bashkëpunim me Spotify dhe ai hedh dritë mbi të gjitha zhvillimet në jetën e saj personale dhe profesionale të këtyre 2 viteve.

Ndërkohë, ajo e mbyll duke thënë se të gjithë menduam se ishte fundit i saj, por në fakt ky është fillimi.

Thjesht nuk është e mundur të shpjegosh 2 vitet e fundit të jetës në një intervistë, por t’i përshkruash ato me foto po. Ky është traileri për dokumentarin tim me katër pjesë që kam xhiruar me Spotify për më shumë se 1 vit. Shumë mendojnë se udhëtimi im tashmë ka mbaruar, por ai sapo ka filluar.

Article Logic
Execution time: 0.0040371417999268