INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më në fund e LIRË! Pas 13 vitesh jep dorëheqjen nga kujdestaria babai i Britney Spears!

Më në fund e LIRË! Pas 13 vitesh jep dorëheqjen nga kujdestaria babai i Britney Spears!

Publikuar më: 15:30 14-08-2021

Britney Spears i shokoi të gjithë pas rrëfimit të saj në gjykatë mbi kujdestarinë e të atit. Ajo tregoi se për shkak të kujdestarisë i është shkatërruar jeta dhe i kërkoi gjykatës që t’i japë fund sa më parë pa bërë asnjë vlerësim.

Mirëpo pak dritë për yllin botëror!

Babai i Britney Spears ka rënë dakord të japë dorëheqjen si kujdestar i këngëtares pas 13 vitesh.

Edhe pse ka marrë këtë vendim, akoma nuk e mendon se është i duhuri.

“Në fakt, nuk ka arsye për pezullimin ose heqjen e zotit Spears si kujdestar i pasurisë dhe është shumë e diskutueshme nëse një ndryshim në kujdestarinë do të ishte në interesin më të mirë të zonjës Spears” është shprehur avokatja e babait të Britney Spears, Vivian Thoreen.

Nga ana tjetër, Britney Spears është shumë e lumtur pasi më në fund do të jetë e lirë.

“Ne jemi të kënaqur, por jo të befasuar që zoti Spears dhe avokatja e tij më në fund e kanë pranuar se ai duhet të largohet. Megjithatë, jemi të zhgënjyer nga sulmet e tyre të vazhdueshme të turpshme dhe të dënueshme ndaj zonjës Spears”, u shpreh avokati i Britney Spears, Matthew Rosengart.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036530494689941