Fifi ishte e pranishme mbrëmjen e djeshme në “Shiko kush luan” jo si pjesë e stafit, por si e ftuar e emisionit. Gjatë sfidës “ndaje ose haje”, këngëtarja zbuloi një detaj shumë të veçantë nga jeta e saj personale.
Fifi është pyetur se çfarë kuptimi ka fjala “stracciatella” që ajo e ka bërë tatuazh në trup dhe këngëtarja nuk ka nguruar të përgjigjet. Ajo ka treguar se këtë fjalë që ka 'gdhendur' ja dedikon të dashurit të saj, që i thërret me përkëdheli në këtë mënyrë.
“‘Stracciatella’ e thirri atë djalin që unë e kam qejf. Qaq shumë që e du, kam dasht me e ba tattoo”, u shpreh Fifi.
Ndërkohë së fundmi është konfirmuar se “stracciatella” e Fifit e ka emrin në realitet Xhuljo Tabaku. Këngëtarja tashmë e ka zyrtarizuar lidhjen dhe Xhulio është i vetmi që ajo ndjek në Instagram.