Rikthimi i Elvana Gjatës në muzikë gëzoi shumë prej fansave të saj.
Vetëm pak ditë më parë, këngëtarja publikoi këngën më të re 'Tavolina e Mërzisë', e cila padyshim u pëlqye shumë nga publiku.
Ndërkohë që prej kohësh fansat po presin filmin '2 gisht mjaltë', ku Elvana dhe aktori Ermal Mamaqi luajnë rolet kryesore.
Ditën e sotme këngëtarja ka zbuluar se filmi do të transmetohet në të gjithë kinematë shqiptare duke filluar nga data 28 mars.
'Nga 28 Mars në të gjitha Kinematë në Shqipëri,Kosovë dhe Maqedoni', shkruan Elvana në një postim në Instagram.