Pak ditë më parë, Era Istrefi njoftoi se situata me koronavirusin dhe disa çështje juridike kishin ndikuar edhe në projektet e saj muzikore.
Vonesat për një projekt të ri, këngëtarja i shpjegonte kështu:
“Janë disa cështje juridike të cilat janë shumë të mërzitshme t’jua shpjegoj. E kam kompesuar këtë kohë me punë por për shkak të virusit (albumi) po vonohet”.
Por tashmë s’ka më pengesa. Kënga më e re e Era Istrefit me dy artistë të huaj është publikuar në YouTube.
Bëhet fjalë për Ilkay Sencan dhe Arash, me të cilët artistja ka sjellë bashkëpunimin e ri të titulluar “No maybes”.
Këngëtarja shqiptare e cila këndon në dy gjuhë, anglisht dhe shqip, e ka sjellë këtë projekt në kohën më të nevojshme për fansat e saj, të cilët po presinin me muaj të tërë një hit të Erës.