Elvana Gjata është përfolur kaq shumë këtë verë.
Dhe jo më kot, fillimisht ajo u rikthye me një album, me një super tur, pastaj e pamë me një unazë diamante në gisht dhe aty i vumë kapakun gjërave.
Por Elvana duket se ka vendosur mos t’i mbyllë me aq aludimet, sepse tani ajo ka veshur fustan të bardhë dhe vello.
Elvana e sigurt që nuk po na lë të nënkuptohet se ka plane të mëdha për të ardhmen?
Ka qenë Ermal Mamaqi, miku i saj më i mirë që ka shpërndarë videot në Instagramin e tij.
Teksa Elvana duket se ecën e përlotur, Ermali shkruan:
“S’më besohet që erdhi kjo ditë!"
Nuk e dimë se çfarë po ndodh realisht, por presim të shohim!