INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më në fund, Eros Grezda e pranoi që Oriola është e dashura e tij! [VIDEO]

Më në fund, Eros Grezda e pranoi që Oriola është e dashura e tij! [VIDEO]

Publikuar më: 12:32 20-04-2020

Modelja e njohur Oriola Marashi dhe futbollisti Eros Grezda përfliten prej shumë kohësh se janë në lidhje me njëri-tjetrin. Këto fjalë nuk dolën kot, por ata janë fotografuar bashkë në Meksikë, gjithashtu janë izoluar bashkë në Kroaci dhe postimet nga i njejti vend kanë ngjallur dyshimet.

Së fundmi në një intervistë për “Top Channel”, ka qenë futbollisti ai që e ka pranuar publikisht.

“Po, më në fund erdhi lajmi që mund të vazhdojmë stërvitjen. Do fillojmë të stërvitemi me grupe me trajnerin e Atletikës. Pastaj do të shikojmë se si do të shkojë situata, mbase mund të shkojmë në ndonjë vend për përgatitje. Ajo nuk dihet. Si fëmijë, kam qenë shumë u dhënë pas Formula 1. Kur mbaroj stërvitjen, luajn online Formula 1. Nuk është se kam festuar ndonjë gjë thjesht, e kam kaluar në shtëpi. Më ka ndihmuar e dashura për tortën”, tha Grezda.

Pra, torta që publikuan të dy për ditëlindjen e Eros, ishte bërë nga e dashura e futbollistit, pikërisht Oriola Marashi.

Article Logic
Execution time: 0.0037360191345215