Prej ditësh moderatorja e njohur, Fjoralba Ponari, ka qenë kryefjalë e mediave rozë për shkak të lidhjes së saj të dashurisë.
Ajo nuk e kishte bërë publik identitetin e tij, teksa dy ditë më parë në media të ndryshme qarkulluan foto të partnerit të moderatores, i cili quhet Françesko dhe është jo vetëm atlet në sportin e xhudos në Tiranë, por edhe inxhinier software.
Fjoralba ka publikuar sot një prej lajmeve, duke konfirmuar kështu lidhjen e saj.
Ajo ka vite në një marrëdhënie me djalin në fjalë dhe duket se po kalon një periudhë mjaft të mirë si në aspektin privat, ashtu edhe në atë profesional.