INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më në fund frymëmarrje/ Ja sa do të jenë temperaturat dhe ku priten reshje

Më në fund frymëmarrje/ Ja sa do të jenë temperaturat dhe ku priten reshje

Publikuar më: 08:12 08-08-2017

Gjatë ditës së sotme do të ketë një ulje të lehtë të temperaturave, ndërsa në juglindje mund të ketë edhe reshje shiu.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të kenë një rënie 1-2 grade C.

Parashikimi

E Martë: Territori vijon kryesisht me kthjellime por në zonat malore herë pas here do të shfaqen vranësira kalimtare, më të dukshme në verilindje – juglindje. Edhe pasditja mbetet në të njëjtat kushte në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar juglindjen ku pritet fuqizim i vranësirave duke rrezikuar nga rrebeshe shiu afat-shkurtër.

Temperaturat e ajrit do të sjellin një rënie 1- 2 gradë C duke bërë që maksimumi në zonat malore të zbresë në 30 – 31 gradë C; në bregdetin Adriatik dhe zonat qendrore pritet të shënohet maksimalisht 35 – 36 gradë C, ndërsa shtrirja nga lumi Shkumbin e deri në Sarande, mbetet në vlerat 37 – 38 gradë C.

Vala e te nxehtit “LUCIFER” tërhiqet të premten nga Europa duke i lënë vend normalitetit termik të muajit gusht.

Article Logic
Execution time: 0.0036258697509766