Pas 9 muajve pritja për bebin mbretëror ka marrë fund.
Ditën e djeshme ishte princ Harry ai që dha lajmin e gëzueshëm, ndërsa në ditën e sotme së bashku me Meghan Markle ata e kanë prezantuar bebin në sytë e botës.
Ajo që të gjithëve I bëri përshtypje është fakti që ata ende nuk kishin vendosur emrin e djalit.
Kësaj pritje I ka ardhur fundi dhe duka me dukeshën e Sussex më në fund e kanë shpallur:
“Archie Harrison Mountbatten-Windsor” do të jetë emri i tij.
Sipas ”BBC News” Harry dhe Meghan kanë vendosur të mos përdorin një titull privilegji për djalin e tyre.
Si fëmija i parë i një duke, Archie mund të bëhej Trashëgimtar i Dumbarton – një nga shumë titujt e Harry-t - ose mund të bëhej Lord, por në vend të këtyre ai do të jetë thjesht “Maester”.