Instagram është bërë pjesë e pandarë e jona!
Padiskutim, pjesa më e madhe e jona kalojmë një kohë të konsiderueshme në këtë rrjet social i cili çdo ditë e më shumë po fiton më shumë përdorues. Për shkak të konkurencës nga aplikacionet e tjera, Instagrami ka sjellë shumë përditësime të reja ditët e fundit, dhe jemi të sigurtë se këtë të fundit po e prisnit të gjithë.
Që dje e tutje, mund ta fshini aplikacionin nga telefoni sepse tashmë mund të publikoni foto në Instagram edhe nga sajti instagram.com për telefonë.
Më parë, në sajtin për telefonë mundeshit vetëm të shikonit fotot që janë postuar nga njerëzit që ndiqni në profilin tuaj. Tani në krye të faqes mund të gjeni opsionin e postimit, por edhe atë “explore” (eksploro) që ju lejon të kërkoni njerëz që mund t’i njihni apo profile Instagram-i që mund t’ju interesojnë, ashtu si në aplikacion.
Postimi funksionon njësoj, duke ju ofruar mundësinë qoftë të bëni një foto drejtpërdrejtë nga kamera, ashtu edhe të zgjidhni një nga fotot që keni tashmë në telefon. Kurse eksplorimi është disi i limituar, pasi nuk ju shfaqen pafund foto të profileve që nuk i ndiqni, por një numër më i limituar.