INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më në fund! Ja si të shpëtoni një herë e mirë nga njollat e djersës

Më në fund! Ja si të shpëtoni një herë e mirë nga njollat e djersës

Publikuar më: 15:33 24-04-2019

Vera është stina në të cilën, përveç se duhet t’i bëjmë ballë nxehtësisë përcëlluese, duhet të jemi të kujdesshëm edhe ndaj djersës. Ju ka ndodhur ndonjëherë të keni nxituar për diku dhe papritur vini re se poshtë sqetullave të bluzës apo këmishës ju janë krijuar njolla nga djersa? Për të shpëtuar nga kjo, ju do arrini ta gjeni zgjidhjen me tri mënyra të thjeshta, të cilat do i ndiqni më poshtë.

Pudra
Pudra e bebeve thith lagështinë dhe ndalon çlirimin e tepërt të djersës. Vendosni paksa pudër bebeje nën sqetulla përpara se të dilni, për të shmangur fenomenin e “pellgjeve”.

Soda e bukës
Soda e bukës bën reduktimin e faunës bakeriale, kështu që mjafton të vendosni pak nga ky komponim kimik për të hequr qafe njollat.

Uthulla e bardhë
Uthulla e bardhë ka pothuajse të njëjtin efekt si anti-djersa, vetëm se është tërësisht natyrale dhe miqësore me lëkurën. Mjafton aplikimi i saj përmes një topthi pambuku në pjesën e nënsqetullave, për t’i thënë lamtumirë problemit të njollave

Article Logic
Execution time: 0.0063519477844238