Pas disa javësh me thashetheme, xhiro me biçikleta, e dalje publike, tani kemi konfirmimin se Justin Bieber dhe Selena Gomez janë rikthyer sërish së bashku. A jeni gati për këtë? Dy zogjtë e dashuruar janë kapur duke u puthur në publik dhe jemi të sigurtë se ky është momenti që të gjithë fansat e “Jelena” po prisnin. Është sajti i njohur TMZ që ka siguruar foton e Selenës e cila i vendos dy duart në supe Justin-it dhe e puth me pasion. Është më romantik fakti që ajo ka shkuar ta ndjekë atë në një ndeshje hockey dhe kushedi sa e ka motivuar këngëtarin kanadez.
Le të themi që kjo është një provë e pakundërshtueshme që Justin dhe Selena janë sërish çift. Kot nuk thonë që dashuria e parë nuk harrohet!