Mos e merrni çadrën me vete!
Kjo për shkak se nesër meteorologët parashikojnë një mot kryesisht të kthjellët. Paraditja dominohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në të gjithë vendin, sipas Meteoalb.
Ndërsa pasditja dhe mbrëmja paraqiten me kthjellime në zonat bregdetare dhe të ulëta, por vranësira kalimtare pritet të ketë në Veri dhe Lindje të Shqipërisë. Temperaturat e ajrit parashikohet të ulen lehtë gjatë mëngjesit por rritje me 2 – 3°C sjell mesdita duke ngjitur maksimumin mbi 22°C.