Lajmi që Loredana është arrestuar mbrëmjen e së martes u shpërnda gjithandej dhe sigurisht që reagimet kanë qenë të shumta pasi disa mbështesnin reperen, të tjerë kanë dalë kundër saj. Rikujtojmë se mbi të rëndonin akuzat se ka mashtruar dhe kërcënuar një çift zviceran duke i zhvatur rreth një milion franga së bashku me të vëllanë.
Mirëpo më në fund Loredana ka reaguar në Instagram lidhur me këtë çështje ku ka njoftuar se do të jetë në një konferencë shtypi me avokatët për të sqaruar njëherë e mirë çfarë ka ndodhur. Konferenca do të mbahet në orën 12:00 në një nga hotelet e Prishtinës dhe s’na mbetet gjë tjetër veçse të presim që të mësojmë të vërtetën nga reperja e njohur.
Pas këtij lajmërimi, Loredana njoftoi se kjo konferencë është shtyrë për në orën 14:00 për shkak të angazhimit të avokatit të saj.