INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më në fund Marina del hapur për Getoarin [FOTO]

Më në fund Marina del hapur për Getoarin [FOTO]

Publikuar më: 14:03 17-05-2016

Ishte një ditëlindje e veçantë për bukuroshen e ekranit, dhe të mendosh që nuk ka mbaruar akoma.

Megjithatë deri tani duket se Marina ka kaluar momente të paharrueshme përkrah të dashurit të saj, Getoarit, me të cilin më në  fund vendosi të dalë hapur. Duhet të vinte ditëlindja e saj në mënyrë që të gjithë të dëshmonin Geton dhe Marinën që i drejtohen njëri-tjetrit si çifti që janë prej kohësh. Ç’është e vërteta, ata kanë postuar foto së bashku dhe më parë, pak pasi doli lidhja e tyre doli sheshit, por kjo është hera e parë që bëjnë dedikime të tilla të hapura dhe foto të vërteta “prej çifti”.

Gjithçka filloi me dedikimin e Getos, që i drejtohet të dashurës së tij, ndër të tjera, si “wife”, pra bashkëshorte. Kjo është për të gjithë ata që mendonin se kjo lidhje ishte thjesht kalimtare. Ndërsa tani përfundon me dedikimin e Marinës. Prezantuesja e njohur ka bërë publike një foto në të cilën shfaqet e lumtur në krahët e reperit të hitit “S’jena Mo”. Por nuk mbyllet me kaq, pasi Marina e ka falenderuar “jetën e saj” pasi i ka dhuruar ditëlindjen më të bukur të jetës. Çfarë të ketë bërë vallë Getoari që edhe një personazhi si Marina i ka bërë kaq shumë përshtypje?

Article Logic
Execution time: 0.0036230087280273