Më në fund protagonisjta e videos që bëri xhiron e rrjetit, na ka shuar kuriozitetin dhe na ka treguar të gjtiha detajet.
Po flasim pikërisht për Fifin dhe videon e saj me Florin që 'çuditi' rrjetin dhe na la disi konfuz të gjithëve.
Fifi ka sqaruar më në fund se çfarë fshihet pas videos provokuese që u publikua në media, ku shfaqej duke interpretuar me Flori Mumajesin.
Fytyrat e tyre afroheshin aq shumë, prekjet ishin aq të vërteta, saqë të bënin të mendoje se mes Florit dhe Fifit kishte më tepër sesa miqësi.
Por për ju që doni të dini sesi qëndron e vërteta, Fifi ka folur njëherë e mirë mbrëmë në emisionin “Nd’rrimi i Natës” në “Klan Kosova”.
Këngëtarja është shprehur se videoja ka qenë ide për klipin e këngës “Ja ke bo vetes”. As Flori dhe as Fifi nuk e kuptuan sesi doli online kjo video, por këngëtarja tha se është më mirë që ndodhi kështu.
“Në fakt ajo video është bërë në tetor të 2017 dhe ka dalë në fund të nëntorit të 2018. Nuk e morëm vesh fare si ka dalë, por shyqyr që ka dalë se kështu duan shqiptarët. Ajo video ka qenë ide për klipin e këngës “Ja ke bo vetes”. Mua më erdhi të interpretoja dhe u bë video”, u shpreh Fifi.
Aktualisht kënga “Ja ke bo vetes”, nuk ka një klip zyrtar. Flori dhe Bruno sqaruan pak kohë më parë se për shkak se kënga kishte qarkulluar para se të dilte në YouTube, ata u detyruan ta publikojnë para kohe pa klip.