INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më në fund në Itali u formua qeveria, disa ministra me profile të ulëta

Më në fund në Itali u formua qeveria, disa ministra me profile të ulëta

Publikuar më: 08:53 05-09-2019

Italia më në fund formoi qeverinë, pas prishjes së koalicionit mes Lega Nord dhe Lëvizjes 5 Yje. Kryeministër është sërish Giuseppe Conte. Ajo që bie në sy në kabinetin e ri është se qeveria e re ka në përbërje 21 ministra, ku Lëvizja 5 Yje ka 10 të tillë, kurse Partia Demokratike 9. Në kabinet janë dhe 7 gra. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane 4 nga ta nuk kanë arsim të lartë. Ndërsa Ministër i Ekonomisë Roberto Gualtieri është historian.

Ja përbërja e qeverisë italiane:


Kryeministër Giuseppe Conte

Nënsekretar i Presidencës së Këshillit të Ministrave Riccardo Fraccaro

Ministre e Brendshme Luciana Lamorgese

Ministër i Drejtësisë Alfonso Bonafede

Ministër i Mbrojtjes Lorenzo Guerini

Ministër i Ekonomisë Roberto Gualtieri

Ministër i Jashtëm Luigi Di Maio

Ministër për Zhvillimin Ekonomik Stefano Patuanelli

Ministre e Bujqësisë Teresa Bellanova

Ministër për Ambientin Sergio Costa

Ministër për Çështjet Rajonale Francesco Boccia

Ministër për Infrastrukturën dhe Transportet Paola De Micheli

Ministër për Jugun Giuseppe Provenzano

Ministre e Inovacionit Paola Pisano

Ministre për Administratën Publike Fabiana Dadone

Ministre e Shanseve të Barabarta Elena Bonetti

Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin Vincenzo D’Incà

Ministër për Marrëdhëniet me Europën Enzo Amendola

Ministre e Punës Nunzia Catalfo

Ministër i Arsimit Lorenzo Fioramonti

Ministër për Kulturën dhe Turizmin Dario Franceschini

Ministër i Shëndetësisë Roberto Speranza

Ministër i Rinisë dhe Sporteve Vincenzo Spadafora

Article Logic
Execution time: 0.0038800239562988