Zyrtarizimi është vetëm çështje orësh pasi mbrojtësi i Villarealit, Mateo Musacchio ka kaluar testet mjekësore me skuadrën e Milanit.
Pak kush e di që qendërmbrojtësi është me origjinë italo-shqiptare pasi gjyshërit e babait të Musacchios ishin me origjinë shqiptare, duke qenë Arbëreshë nga komuniteti Portocannone në Molise, shkruan “Sport Italia”, transmeton SYRI.net.
Pas thashethemeve të ditëve të fundit, Musacchio ka mbërritur në Milano për të kryer vizitat e zakonshme mjekësore që pastaj i japin dritën jeshile për nënshkrimin e kontratës me klubin kuqezi.
Sipas burimeve të “Sport Italia”, Musacchio do të firmosë një kontratë 4-vjeçarë nga e cila do të përfitojë plot 4 milionë euro në sezon.