Era dhe Nora Istrefi ditë më parë kanë finalizuar xhirimet e klipit të tyre të ri ‘Nuk e di’ që pritet të publikohet së shpejti.
Ishte Era ajo që ka ndarë në fillim disa imazhe nga prapaskenat e xhirimit, e cila ishte transformuar në një statujë.
Por të gjithë ishim kuriozë se si do dukej Nora Istrefi tek klipi, e cila këngëtarja na e ka shuar këtë kuriozitetsot. Ajo ka publikuar sot në Instagram një foto teksa kishte veshu një kostum gri, ku duhet të pranojmë që dukej joshëse mbi një karrige.
Ndërkohë që Era kishte përqafuar ngjyrën rozë për t’u shfaqur në klip,Nora kishte preferuar ngjyrën gri, duke na shtuar akoma kuriozitetin se si do të jetë ky projekt nga motrat që shënon në këtë mënyrë edhe bashkëpunimin e parë mes tyre.