Të lumtë Fifi!
Para pak ditësh lajmi që Stresi dhe Fifi kanë qenë në një lidhje më parë ishte kryefjala e mediave rozë. Ky lajm u mohua kategorikisht nga Stresi i cili reagoi shumë ashpër me anë të një postimi në Instagram, por të gjithë po prisnin reagimin e Fifit, i cili ka ardhur ditën e sotme.
Këngëtarja e talentuar ka publikuar një video në Instastory ku shfaqet duke u puthur me një mashkull të panjohur për publikun. Mos vallë është një mënyrë e Fifit për t’i dhënë fund thashethemeve?