Nëna e Sabrina Lekaj, ka mundur vetëm të shkruaj dy fjalë për vajzën 20 vjeçare që u masakrua me thika nga babai i saj në Australi. Ajo ka vendosur shiritin e zi në profilin e saj në Facebook dhe shkruan: ‘Fjalët nuk mund ta përshkruajnë dhimbjen’.
Ngjarje shokuese ndodhi në Australi, ku një baba shqiptar vrau vajzën e tij 20-vjeçare, Sabrina me thikë teksa ndodheshin në makinë.
Petrit Lekaj, 49 vjeç u gjet gjithashtu në makinë me lëndime në bark.
Mediat e huaja shkruajnë se Sabrina kishte debatuar me të atin, pasi e kishte kaluar mbrëmjen me shoqen e saj në klub.
Shoqja e Sabrinës ka thënë për mediat se e reja ishte e shqetësuar, pasi i ati do i bërtiste kur të shkonte në shtëpi, ndërsa për nënë e saj thanë se ajo e quante kur*ë.