INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më në fund: Rita Ora deklaron të vërtetën e marrëdhënies me Jay Z!

Më në fund: Rita Ora deklaron të vërtetën e marrëdhënies me Jay Z!

Publikuar më: 09:14 27-04-2016

Dukej sikur kishte filluar një luftë në distancë mes Beyonce dhe Rita Oras, e megjithatë kjo e fundit ka nxituar që të largojë zërat nga vetja e saj.

Bukuroshja shqiptare u akuzua si femra me të cilën Jay Z kishte tradhëtuar bashkëshorten e saj, të cilën Beyonce e përmend në këngën e re “Sorry”. Por Rita nuk është fare dakort me këto fjalë. Ajo deklaron se gjithçka e përfolur është tërësisht e pavërtetë, ndërsa shton se ka respektin më të madh për Mbretëreshën Bey. Artistja 25 vjeçare vazhdon duke i ftuar të gjithë që të shijojnë albumin e ri “Lemonade” të divës së muzikës. Me shpresën që aty të mos ketë sërish materiale që t’i drejtohen asaj...

Mbetet ende e pashpjeguar se pse Rita Ora vendosi të kopjojë veshjen e Beyonces nga videoklipi i superhitit të saj “Formation”, veçanërisht në një moment kaq të tensionuar mediatik mes dy bukurosheve të muzikës. Mos ndoshta ishte thjesht veprim simpatike kundrejt artistes 34 vjeçare, për të cilën thotë se ka gjithë këtë respekt? Presim reagimin e Beyonces, ose ndonjë këngë të re.

Article Logic
Execution time: 0.0040411949157715