INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më në fund! Tani edhe Kosova në Eurovizion? Rona Nishliu rrëfen projektin e saj më të fundit [FOTO]

Më në fund! Tani edhe Kosova në Eurovizion? Rona Nishliu rrëfen projektin e saj më të fundit [FOTO]

Publikuar më: 12:24 08-10-2018

Të gjtihë e mbajmë mend performancën rrënqethëse të Rona Nishliut në eurovizionin e vitit 2012.

Këngëtarja nga Kosova arriti arriti ta radhiste Shqipërinë në vendin e pestë me këngën “Suus”.

Por tanimë duket se Rona ka plane më të mëdha.

Këtë fundjavë, Nishliu tregoi se u bë këngëtarja e parë shqiptare e ftuar në Kongresin “OGAE”, në Spanjë.

“Fansat spanjollë të “Eurovision”-it janë të pabesueshëm! E privilegjuar që jam këngëtarja e parë shqiptare e pranishme në Kongresin OGAE. Kongresi i 13-të në Madrid ishte një natë për t’u kujtuar. Së shpejti fotografi dhe detaje të tjera nga ngjarja e veçantë”, shkroi Rona në postimin e saj të fundit në Instagram.

Gjithashtu Rona zbuloi edhe projektin e saj më të fundit, për të bërë pjesë të festivalit evropian të këngës vendin e saj të lindjes.

“Rona Nishliu po punon tani në televizionin e Kosovës dhe po tenton ta bëjë Kosovën pjesë të ‘Eurovision’-it… Faleminderit fansave të Spanjë që mbështesin pranimin e Kosovës në ‘Eurovision’”, kishte shkruar një faqe e fansve të festivalit, të cilën Rona e përktheu në gjuhën angleze.

rona1.jpg

rona2.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0040040016174316