Ju pëlqen ky emër?
E mbajti për shumë muaj të fshehur shtatzëninë e saj dhe pas 9 muajsh i prezantoi botës vajzën e saj Stormi. Të gjithë u habitën me këtë emër sepse po prisnin diçka që kishte të bënte me bukuroshen amerikane, por Kylie nuk e zbuloi asnjëherë kuptimin që ky emër mbart.
Stormi është një emër shumë i ëmbël, por është shumë i pazakontë dhe më në fund Kylie zbuloi kuptimin që qëndron pas saj.
“Unë nuk e di se si menduam për Stormi”, i tha Kylie motrës së saj Kim Kardashian gjatë një interviste të kohëve të fundit me revistën ES. “Babait të saj i pëlqente emri Storm por mua nuk më pëlqente – nuk u ndjeva sikur ishte emri i saj. Atëherë menduam ti shtonim një ‘i’ emrit, vendosëm për emrin Stormi dhe kështu mbeti.”