Këtë të premte, por dhe gjatë dy ditëve të fundjavës në të gjithë vendin temperaturat do të bien. Por njerëzit nuk është se do të ndiejnë freski, pasi sipas Meteoalb, vapa do të ndihet më shumë, për shkak të rritjes së lagështirës në ajër në mbi 60 për qind.
Në parashikimin e Meteoalb sqarohet se: ‘Ditën e premte dhe fundjava, sjellin rënie të lehtë temperaturash, duke bërë që termometri të shënojë 36 gradë celsius në gjithë vendin. Por për shkak të rritjes së lagështirës në ajër në mbi 60 për qind, i nxehti do të ndihet më shumë’.
Gjithësesi në zonat veriore temperaturata do të jenë më të ulëta maksimalja do të jetë 30 gradë celcius.