Vip-a të kuruar estetikisht, të palestruar dhe me shumë persona nga mbrapa që kujdesen që paraqitja e tyre skenike të realizohet sa më mirë.
Dhe kur flasim për estetikë, dhëmbët janë një nga elementet më të rëndësishme të fytyrës së çdokujt dhe sidomos e atyre që shfaqen në ekran.
Së fundmi, dentisti nga Prishtina Petrit Ademi ka pasur në patronazh shumë nga Vip-at, duke u kujdesur për buzëqeshjen e tyre.
Nëse ju ka lindur pyetja pse buzëqesh kaq bukur Luana Vjollca, ajo është një nga klientet e rregullta të dentistit nga Prishtina dhe ky i fundit duket se ka bërë një art me buzëqeshjen e Luanës po të marrim parasysh se se fansa e adhurojnë ata.
Përveç Luanës, klientë të dentistit nga Prishtina janë edhe Robert Berisha, Llokmani (o sa mirë), Lyrical Son, Arbër Bytyqi e shumë të tjerë.