Enca më në fund ka publikuar projektin më të fundit muzikor. Titulli i këngës se re është “Dua” dhe tashmë po bëhet nami në rrjet, me komente dhe klikime. Më shumë se videoklip mund ta quajmë mini-film, pasi skenat në këtë klip janë një telenovelë më vete.
“Kuku ai është i martum” është një pjesë nga teksti dhe mashkulli seksi në këtë klip është ‘bashkëshorti’ i një prej moderatoreve shqiptare. Bëhet fjale për Aulona Musta-n, e cila luan rolin e gruas që tradhtohet nga burri dhe ‘fajin’ mund të themi se e ka Enca. Mos e humbisni këtë klip, pritet të jetë HIT i vërtetë./intv.al/