Është përfolur shumë gjatë se ajo po priste fëmijën e saj të parë me të dashurin Liam Payne.
Dhe më në fund duket se ka ardhur konfirmimi i madh, ai që thjesht nuk mund të kundërshtohet. Bukuroshja 33 vjeçare është shfaqur gjatë ditës së djeshme me barkun shumë të fryrë, që nuk mund ta fshihte dot më me asnjë truk garderobe, sado të gjëra t’i zgjidhte veshjet e saj. Duke mbërritur në një panair në Londër me atë që supozohet të jetë babai i fëmijës së saj, Liam Payne, Cheryl tregoi një figurë shumë më të plotë nën fustanin e saj. Tashmë nuk mund të mohohet dot, ylli i shumë hiteve pret një fëmijë “adoleshentei zemërthyes” i One Direction.