Ndonëse prej muajsh Xhensila Myrtezajn e kemi parë paksa të shkëputur nga muzika duke iu përkushtuar vajzës së Ajka, ajo nuk është shkëputur nga vëmendja e publikut.
Duket se tanimë, Xhensila do të rinisë t'i kthehet skenës muzikore shqiptare dhe me disa lajme mjaft emocionuese për fansat e saj.
Mbrëmjen e kaluar Xhensila ka qenë e ftuar në “The Voice Kids”, ku ka pohuar se aktualisht po punon për albumin e saj më të ri, të cilin pritet ta lançojë së shpejti.