Kate Miller-Heidke e Australisë ishte një nga të fundit që u paraqit në finalen e Eurovizionit në Tel Aviv, dhe ajo u prit mjaft mirë, duke dhënë një performancë mahnitëse të këngës së saj 'Zero Gravity'.
Duket qartë në imazhet e prapaskenave se si është realizuar e gjithë kjo performancë mahnitëse e Australisë në Eurovizion.
Të treja gratë qëndrojnë mbi tre shtylla të cilat kanë një bazë shumë të fortë me një mbajtëse të gjerë në formën e një pllake me rrota të cilat zhvendosen.
Mikrofonat e tyre janë vendosur mbi tre shtylla të tjera të cilat mbahen nga disa djem.
Rrotat në fund të shtyllave ndihmojnë që këngëtarja dhe shoqërueset të zhvendosen nëpër skenë ndërsa elasticiteti i tyre ndihmon në një performancë magjike ku të treja duket sikur fluturojnë në ajër.
Shtyllat fleksibël sollë trion fantastike që lëkundeshin nga njëra anë e skenës në tjetrën, duke shfaqur një performancë energjike përpara një sfondi të planetit Tokë.
Të veshura me fustane të gjata dhe të derdhura ato dukeshin sikur lëviznin nëpër Univers.
Ajo së bashku me dy performuese të tjera performojnë në ajër duke kënduar këngën titulli i së cilës përshtatet plotësisht me performancën e dhuruar.
Kate u shpreh se këngën ‘Zero Gravity’ ajo e shkroi e frymëzuar nga momente në jetën e saj kur ajo ndihej poshtë me humorin menjëherë pasi djali i saj erdhi në jetë.
'E PABESUESHME !!! Performancë e mahnitshme, kjo është arsyeja pse unë e dua Eurovisionin ‘!
Komentoi një fans në një video prapa skenave të postuara në YouTube.