Mungon vetëm zyrtarizimi, pritet të ndodh në ditët në vijim, Giampiero Ventura do të jetë trajneri i ardhshëm i përfaqësueses italiane. Trajneri i Torinos do të takohet shumë shpjet me presidentin e federatës italiane, Carlo Tavecchio dhe do të firmosë një kontratë 2-vjeçare.
Ventura do të drejtojë Italinë deri në Botërorin Rusi 2018. Përkrahë Venturës do të jetë Marcelo Lippi, në postin e drejtorit teknik. Ka qenë pikërisht Lippi ai i cili ka sponsorizuar kandidaturën e Ventura-s.
Gjithashtu ish trajneri Kampion Bote ka sugjeruar edhe Fabio Carnnavaro-n si zëvendësues. Mbetet ende për tu përcaktuar pjesa e mbetur e stafit.