PSG ka fituar me rezultatin e thellë 6-2 ndaj Tuluzës në shtëpi në ndeshjen e sotme të vlefshme për javën e tretë të Ligës 1 në Francë.
Gradel kaloi miqtë në avantazh në minutën e 18, por Nejmar barazoi shifrat në minutën e 31-të. Rabiot përmbysi rezultatin në të 35-tën pas një asisti të dhënë nga braziliani që kushtoi 222 milionë euro.
Në pjesën e dytë PSG-ja mbeti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Verratit në minutën e 69, por Kavani në të 75-tën shndërroi në gol një penallti duke qetësuar të besuarit e Unai Emeri.
Në minutën e 78 Tiago Silva shënoi një autogol duke rihapur ndeshjen, por Pastore në të 82-tën, Kurzava në të 84-tën me asist të Nejmarit, dhe Nejmar në minutën e parë shtesë vulosën fitoren me goleadë të kryeqytetasve.