Disa ditë më parë, Ledjani dhe Mevlani u deklaruan se janë vetëm për njëri-tjetrin në emisionin “Përputhen”, duke u bërë kështu çifti më i ri i këtij emisioni. Por së fundmi, Ledjana ka zbuluar se i mungon një tjetër ish konkurrent, i cili nuk është më i pranishëm në atë emision. Bëhet fjalë për Erlindin, të cilit Ledjana i ka shkruar “I mungon studios”, shoqëruar me emojin e një puthjeje. “Më në fund një vajzë që e paska ndjerë mungesën. Po ti je yll. Më ngeli merak që nuk bëmë një takim bashkë”, i është përgjigjur Erlindi.