Temperatura të larta, veshje të lehta!
Jemi mësuar t'i shohim më së shumti me kostume apo veshje serioze, por ja që dita e votimeve i ka gjetur më casual politikanet shqiptare.
Kishte nga ato që kishin zgjedhur fustanet e lehta verore siç ishte ai Ministres së Inovacionit, Milena Harito, apo bluza dhe fundi po në nuancat e ngjyrës nude të deputetes Majlinda Bregu.
Ndërkohë kishte edhe nga ato që kishin guxuar pak më tepër me ngjyrat duke veshur fustane me lule si ai i deputetes demokrate Grida Duma, deputetes socialiste në Elbasan, Evis Kushi, apo ai me ngjyrë akoma më të theksuar blu i deputetes së qarkut Lezhë, Albina Deda Gjoci.
Por në politikë nuk janë vetëm meshkujt ato që veshin pantallonat. Si për t'iu përshtatur kësaj të diele super të nxehtë vere, shumë nga politikanet tona kishin zgjedhur kombinimin pantallona-bluzë apo pantallona-këmishë për t'u ndjerë më komode. Një zgjedhje të tillë kishte bërë nënkryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ish Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli si dhe deputetja më e re në Parlament, Kejdi Mehmetaj!