Një urim që nuk e prisnim!
Në një të dielë zgjedhjesh si kjo, festa e Fiter Bajramit duket se ka mbetur paksa në hije. Megjithatë ka pasur edhe nga ata personazhe që nuk kanë harruar të bëjnë urimin e tyre. Një ndër to Elvana Gjata, këngëtarja shqiptare e cila momentalisht e ka zhvendosur jetën e saj në Los Angeles. "Gezuar Fiter Bajramin! Eid Mubarak!" ka shkruar Elvana në Instagram, teksa ka ndarë me fansat një foto 'selfie' të sajën. E bukur dhe e kuruar si gjithmonë, ndonëse nuk mund të themi që një pozë e tillë është diçka e re që nuk e kishim parë edhe në postime të tjera të artistes. Gjithësesi foto mbetet e bukur për t'u parë, pavarësisht buzëqeshjes paksa të sforcuar të Elvanës!