INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me një fjali, Romeo zbulon arsyen e ndarjes nga Aleksia Peleshi

Me një fjali, Romeo zbulon arsyen e ndarjes nga Aleksia Peleshi

Publikuar më: 15:31 28-05-2022

Romeo Veshaj dhe Aleksia Peleshi mbeten një nga dyshet më të përfolura të showbizit shqiptar, ndonëse nuk janë më bashkë.

Lidhja e tyre e dashurisë ka qenë një ndër të komentuarat në mediat rozë. Deklaratat e Aleksias që e shikonte Romeon si bashkëshortin e saj, gjithashtu kanë ngjallur interes. 

Mirëpo, së fundmi, ka qenë aktori, ai që ka zbuluar versionin e tij të ndarjes. I pyetur në emisionin e tij, për arsyen e ndarjes nga lidhja e fundit, Romeo ka thënë shkurt: “Nuk na ngjiti”.

Kujtojmë që së fundmi, vëllezërit Veshaj po shijojnë suksesin e “Më lër të flas”, i cili deri tani është pritur shumë mirë nga publiku.

Article Logic
Execution time: 0.0024421215057373